Kotzias: Shqipëri- Maqedoni të anëtarësohen në BE!

Ndryshimet që kanë ndodhur në botë na çojnë në përfundimin se duhet të intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në rajonin e Europës Juglindore, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fjalimin e hapjes së Takimit III Ministerial të shefave të diplomacive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, që po zhvillohet në Selanik.

Baby Boo

Duke iu referuar katër vendeve që marrin pjesë në takim, Kotzias theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për dy qëllime, që Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësoheshin në BE dhe që të përgatiteshin për bashkëpunimin e tyre brenda unionit.

Ai shprehu kënaqësinë që kjo iniciativë, që kishte filluar dy vite e gjysmë më parë në Greqi, ishte shndërruar në një institucion dhe që ishte zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të ministrave të tjerë, përveç atyre të katër vendeve.

“Kjo iniciativë është shndërruar në një bazë të përbashkët për bashkekzistencën tonë, ku ne mund të shkëmbejmë pikëpamje ndershmërisht, drejtpërdrejt dhe të sinqerta, ashtu siç bëjmë gjithmonë.
Ne kemi probleme, por ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhëniet tona duke i mbuluar ato.

Duke i diskutuar ato, duke shkëmbyer mendime, kritika dhe komente, na ndihmon të zgjidhim problemet dhe të bëjmë progres”, theksoi Kotzias.

Kotzias do të ketë takime dypalëshe me homologët e tij shqiptar, Ditmir Bushati, bullgare, Ekaterina Zaharieva dhe maqedonas, Nikola Dimitrov.