Kotzias: Marrëveshja për emrin është në duart e Zaevit e Tsiprasit


Nikos Kotzias, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare është në duar të dy kryeministrave, Zaev e Tsipras.

Sipas tij, ministrat e Punëve të Jashtme e kanë kryer pjesën e tyre të punës, kurse bisedimet vazhdojnë në nivel ekspertësh, dhe se tekstet e marrëveshjes do të jenë në duar të kryeministrave, pasi që ekspertët ta mbyllin pjesën e tyre.

Kotzias thotë se pas sqarimit të disa çështjeve teknike dhe juridike, gjithçka kalon te kryeministrat, të cilët do të bisedojnë dhe do të arrijnë marrëveshjen përfundimtare./Telegrafi

Baby Boo