Kotzias i ka përgatitur letrat për BE dhe NATO


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias sot do ta nënshkruajë, ndërsa nesër do ta njoftojë me shkrim BE-në dhe NATO-n se Greqia ngre bllokadën për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në zyrën time diplomatike, që nga dje i kemi përgatitur letrat. Unë kam zgjedhur të nënshkruaj ato vetë në Bruksel të dielën për t’u dorëzuar në BE dhe NATO të hënën. Në letrat thuhet se unë jam i njoftuar nga pala tjetër rreth ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend dhe se sipas obligimeve dhe parakushteve ne mund të vazhdojmë më tej”, tha Kotzias.

Me këtë pala greke përmbush detyrimin e parë nga obligimi i marrëveshjes për emrin.

Baby Boo