Kostovski: Vendimi i Gazetës Zyrtare, në pajtim me ligjin


Drejtori i Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski, nuk ka marrë vendim, nëse do t’i publikojë marrëveshjen për emrin dhe ligjin e gjuhëve pa nënshkrimin e presidentit dhe nëse i pranon këto akte për publikim vetëm me nënshkrimin e kreut të Kuvendit. Ai tha për Alsat M se një skenar i tillë është pothuajse i sigurt.

Do t’i ndjek të gjitha rregulloret pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë, por më pas Ndërmarrja Publike Gazeta Zyrtare si institucion aspak nuk do të jetë pengesë për proceset progresive në të cilat fillon Republika e Maqedonisë – deklaroi  Martin Kostovski – Drejtor i Gazetës Zyrtare.

Përgjigjja e Kostovskit vjen një ditë pasi kreu i Kuvendit Xhaferi tha se nëse Ivanovi nuk i nënshkruar të dy ligjet, ai me nënshkrimin e tij do t’i dorëzojë në Gazetës Zyrtare. Qëndrimi sugjeron se për këtë çështje ka një marrëveshje parimore mes partnerëve të koalicionit. Lideri i VMRO-DPMNE-që që dje njoftoi ngritjen e procedurës penale nëse ligjet publikohen pa dekret të nënshkruar nga kreu i shtetit,

Ne e shohim se si Talat Xhaferi me një lehtësi të padurueshme thotë se do ta publikojë marrëveshjen me Greqinë dhe marrëveshjen për dygjuhësi pa nënshkrim nga Presidenti, i cili, paralajmëroj, paraqet vepër të re penale, përgjegjësia e të cilit nuk vjetrohet shpejtë dhe do të vijë dita, nëse bën një hap të tillë, që të ngrihet përgjegjësi për këtë dhe për shumë gjëra të tjera – tha Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ekspertët në shumë raste kanë komentuar se sipas Kushtetutës ligjet shpallen me dekret, të nënshkruar nga Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit. Kjo do të thotë se publikimi eventual pa nënshkrimin e Ivanovit do të nënkuptonte shkelje të Kushtetutës. Por, në të njëjtën kohë, ekspertët argumentojnë se Kushtetuta tashmë është shkelur nga ana e Presidentit. Ai është i detyruar ta nënshkruajë dekretin nëse Parlamenti, për herë të dytë, ka shqyrtuar dhe miratuar një ligj me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, por megjithatë ai ka vendosur të mos e nënshkruajë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Alsat

Baby Boo