Kostadinov: Deputetët ta mbështesin ligjin për PP dhe të vendosen në anën e shtetit juridik


Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend u bëri thirrje deputetëve nga të gjitha grupet parlamentare që të votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Ligji për PP është themeli i drejtësisë së vërtetë, drejtësisë jo selektive dhe drejtësisë që garanton përgjegjësi për këdo që shkel ligjin. LSDM dhe deputetë e koalicionit janë në anën e drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër është përmbaruesi Mickoski i cili me urdhër të shefit të tij Gruevski është duke u përpjekur të pengojë drejtësinë. Misioni i Mickoski nuk do të arrijë të shpëtojë Nikolla Gruevskin dhe banditët e VMRO-DPMNE-së nga përgjegjësia”, tha Kostadinov.

Deputeti bëri thirrje që deputetët të jenë përgjegjës, të vendosën nga ana e drejtësisë dhe të miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili, siç tha ai, qëndron prapa Bashkimi Evropian dhe SHBA-së

Ai tha se është optimist që do të sigurohen 80 deputetë që do të qëndrojnë prapa drejtësisë.

Ligji i PP, sipas tij është themel për drejtësi të vërtetë, joselektive dhe gjyqësor që garanton përgjegjësi për çdokënd që e ka shkelur ligjin.

Baby Boo