Kosovë: Zhduken dy motra në Viti


Një person ka raportuar se dy vajzat e tij kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.10.2022 rreth orës 15:30, në Viti. Tutje siç bëhet e ditur në raport, janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e vajzave.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre, ndërsa janë duke u kryer hetime intensive për gjetjen e tyre”, thuhet në raport.

Baby Boo