Kosovë, vdesin dy pacientë me Covid-19


Dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë vdekur të premten.

Në njoftimin e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, viktimat identifikohen si A.M., i lindur më 1964, nga Komuna e Rahovecit, dhe H.K., i lindur më 1959, nga Prizreni.

Me këto të dhëna, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 44.

Klinka Infektive po ashtu njoftoi se të hospitalizuar atje aktualisht janë 101 pacientë.

“Dyzetekatër raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike, me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë ditës do të lirohen 16 pacientë nga spitali, 13 prej tyre pozitivë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, Covid-19, dhe në gjendje stabile, si dhe tre të shëruar nga Covid -19.

Kosova deri më tash ka konfirmuar 2,432 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 1,140 mbeten aktive

Baby Boo