Kosovë: Treni del nga binarët, nuk ka të lënduar


Një tren ka dalë nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë.
Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.
Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Inc*ident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë. Treni i udhëtarëve del nga binarët. Fatmirsisht pa të lënduar”.
Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.
“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!”.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por ende nuk ka ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin.

Baby Boo