Kosovë, regjistrohet mjeku i parë që humb jetën nga ko*ronavir*usi


Mjeku familjar dr. Fadil Zuka ka hu*mbur be*tejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cila tha se i ndjeri bëhet doktori i parë që ndërron jetë nga COVID19.

“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sa*krifica për t’ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ‘90ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti pastaj në Pozheran” thuhet në komunikatën e OMK. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

Baby Boo