Kosovë, pranga katër personave për ekzekutimin e Ivanoviqit në veri të Mitrovicës


Sot në Kosovë para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.

Mediat bëjnë të ditur se njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit.  Policia ka bastisur dy lokacione në atë pjesë.

Serbët në veri të Kosovës kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje, mirëpo deri në këto momente nuk ka numër të madh të të tubuarve, por alarmi mund të dëgjohet edhe tani.

Në jug ka akoma pjesëtare të njësisë speciale të policisë së Kosovës.

Baby Boo