Kosovë/Në frontin e lu*ftës me COVID-19, pamje të pacientëve në Klinikën Infektive (VIDEO)


Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vd*ekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i REL’it ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vd*ekur e disa qindra të infektuar me COVID -19. Në secilën dhomë të Klinikës Infektive në Prishtinë mjekët po bëjnë maksimumin që të shpëtojnë sa më shumë jetë në kohën kur numri i të vd*ekurve po rritet cdo ditë. Nuk dëgjohet asgjë tjetër pos frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet të tjerë zënë vendin e tyre po të njejtën ditë sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve tjera. 69-vjecari Haki Ratkoceri ka dy javë që është shtrirë në spital bashkë me gruan e tij pasi rezultuan pozitivë me COVID-19. “Unë në mëngjes isha në shtëpi duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qenë shumë në rrezik. Nuk e di unë ndoshta organizimi i secilit dallon sic po dëgjoj jo e preku këtu jo këtu. Mua më kapi në fyt ma bëri varrë nuk mundja as ujë të pija” tregon ai.

Retkoceri dhe gruaja e tij tashmë janë shëruar dhe preisn që të shkojnë në shtëpi por në dhomat e tjera të klinikës pacientë të tjerë po lu*ftojnë me sëmundjen. Infektologu Murat Mehmeti tregon se në Repartin A të Klinikës Infektive ku ai punon nuk ka vend për pacientë të tjerë.
“Asnjëherë nuk po zbret numri i pacientëve nën 100 dhe po flas tash për këtë repartin ku unë jam këtu gjithmonë është reparti i mbushur me pacientë. Edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër” thotë Mehmeti.

Përvec pacientëve, edhe mbi 350 punëtorë shëndetësor janë të prekur me koronavirus. Nga gjysma e muajit mars kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus janë regjistruar më shumë se 4 mijë raste. Prej tyre rreth 100 kanë vd*ekur dhe më së dy mijë janë shëruar.

Baby Boo