Kosovë/Këto janë çmimet e testeve për Covid-19 në laboratorët privatë


90 laboratorë privatë që kryejnë teste seriologjike SARS CoV2 janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa vetëm në dy prej laboratorëve në gjithë Kosovën kryhen testime molekulare. Çmimet për bërjen e testit janë në nivel të konkurrueshmërisë kështu ka bërë të ditur kryetari i Autoritetit të Kosovar të Konkurrencës (AKK) Valon Prestreshi.

Ai ka treguar se disa nga laboratorët tashmë kanë filluar të kryejnë këto testime, por janë ende të tjerë laboratorë që nuk kanë nisur testimet. “Komisioni i AKK është njoftuar se gjithsej 90 laboratorë të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe gjithashtu janë marrë të gjitha të dhënat nga institucionet përkatëse e laboratorëve të licencuar për të pas një raport të saktë. Sipas të dhënave disa laboratorë kanë filluar punën e tyre dhe disa jo. Shumica që janë duke punuar janë duke i kryer testet serologjike. Kurse vetëm dy laboratorë janë duke kryer testin molekular” tha Prestreshi.

Prestreshi në një konferencë për media ka treguar edhe për monitorimin që po iu bëhet laboratorëve privatë sa i përket çmimeve. Ai ka thënë se çmimet serologjike varijojnë nga 15 deri në 35 euro, ndërsa çmimi i testimeve molekulare varijonë nga 65 deri në 80 euro.

“Sipas analizave çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmërisë, të ndryshme në qytet dhe regjionit. Qytetari është i informuar për çmimet dhe çmimet janë transparente dhe ka variete, qytetari ka mundësi që të bëjë përzgjedhjen sipas preferencave apo buxhetit familjar. Çmimet sociologjike varijojnë nga 15 euro deri më 35 euro, ndërsa për molekulare varijojnë 65 euro deri në 80 euro. Normalisht, në një ekonomi të tregut, caktimi i çmimit nga ndërmarrjet bazohet në kualitetin e shërbimit, koston e importit të produktit që kanë dhe në këtë mënyrë caktohet çmimi”, deklaroi Prestreshi.

Ndonëse, ky monitorim i shërbimeve dhe çmimeve për testime serologjike e molekulare mund të jetë kontroll i rreptë ndaj institucioneve private, por që siç thotë Prestreshi kjo po bëhet meqë këto janë me interes publik dhe po bëhet për të mbrojtur qytetarin.

“Këto shërbime AKK i ka cilësuar si aktivitete në shërbim ë interesit publik, rrjedhimisht i ka konsideruar si shërbime të interesit shtetëror andaj jemi duke e monitoruara së afërmi këtë proces. Edhe pse në një ekonomi të tregut në konkurrencë të lirë monitorimi i ndërmarrjeve në këtë formë, ndoshta do të jetë jashtë punës sonë sepse monitorimi kaq i rreptë ndaj institucioneve private mund të konsiderohet edhe si një lloj ushtrimi të tepërt të shtetit, por meqenëse është interes shtetëror ne jemi duke e bërë këtë për shkak të qytetarëve”, tha mes tjerash ai.

Baby Boo