KOSOVË/Deri më tani 481,200 euro janë dërguar nga diaspora për fondin e luftimit të COVID-19


Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se deri më tani nga diaspora për shtetin e Kosovës, si ndihmë për ta luftuar virusin COVID-19, janë dërguar 481,200 euro.

Sipas Bislimit, nga Zvicra janë 237 mijë euro, nga Gjermania 123 mijë euro, nga brenda Kosovës 34 mijë euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19, të aplikohet tarifa prej ZERO Euro”, ka bërë të ditur ministri Bislimi.

Baby Boo