Kosovë, debat parlamentar lidhur me punën 100-ditore të qeverisë Kurti


Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë plenare, ku në rend të ditës do të jetë edhe debati lidhur me punën 100 ditore të qeverisë Kurti. Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00 parashikohet edhe zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës;Pyetjet parlamentare; Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik; Debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Kosovës; Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë; Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Baby Boo