Kosovari shkon për pushime në Shëngjin, vdes sapo hyn në det


Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasditen e sotme në Shëngjin. Sipas informacioneve të para mësohet se i moshuari rreth 75 vjeç ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det.

Menjëherë të moshuarit i është dhënë ndihma e parë nga të afërmit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur se cili është shkaku i vdekje.

Baby Boo