Kosovari shkon për pushime në Durrës, pronari e nxjerr jashtë natën: Unë jam këtu zot shpie


Bregdeti shqiptar vazhdon të jetë zgjedhja e parë për shumë shqiptarë që vijnë nga trevat shqiptare të Kosovës apo Maqedonisë.
Por kur vijnë në Shqipëri, shumë pushues zhgënjehen nga ajo që gjejnë këtu, kryesisht me shërbimin.

Ata shpeshherë bëjnë den*oncime të ndryshme se si pronarët e restoranteve dhe hoteleve ab*uzojnë me pushuesit.
Një qytetar ka treguar një ngjarje aspak normale që i ka ndodhur në Durrës, aty ku ishte duke kaluar pushimet me familjen e tij.

Qytetari ka treguar e sapo ka mbërritur në Durrës, ashtu siç ndodh gjithmonë pronarët e banesave që jepen me qira i kanë dalë në rrugë për t’i ofruar një banesë pushimi. Më tej ai ka treguar se pasi ka rënë dakord për të marrë me qira për 5 ditë një banesë, një in*cident i papritur i ka ndodhur.
Qytetari shprehet se në mes të natës dhe në natën e katërt të qëndrimit një person ka hyrë brenda dhomës së tyre dhe u ka kërkuar të dalin jashtë. Sipas tij ky person ishte pronari i banesës, ndërsa personi që u kishte dhënë me qira banesën ishte djali i burrit në fjalë dhe nuk ishin marrë vesh.

Baby Boo