Kosovari që jetoi 29 vite në një vend perëndimor kthehet për të jetuar në Kosovë


I njohur me nofkën Bushi, Ibrahim Islami tash e 29 vjet jeton së bashku me familjen në Gjermani. Mirëpo jeta e tyre do të marrë një drejtim tjetër. Ai ka vendosur që bashkë me familjen dhe fëmijët të kthehet për të jetuar në Kosovë.
Edhe pse fēmijët e tij tash e sa kohë janë nëpër shkolla në Gjermani sipas Bushit tash e tutje ata do të vazhdojnë shkollimin dhe edukimin në Kosovë. Një vendim të tillë ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook.

“Të nderuar miq pas qëndrimit në mërgim rreth 29 vjet bashkë me familjen time nga viti 1991 kam vendosur që fëmijët e mi t’i kthej në atdheun tim pas afër 30 vjet pune. Fëmijët e mi janë lindur, rritur dhe po shkollohen në Gjermani.
Tash e tutje nga ky vit do të jetojnë, shkollohen dhe edukohen në Kosovë. Kētë vendim e kam marrë për shumë arsye, e arsyeja kryesore është që fëmijët e mi të jetojnë në vendin e prindërve, gjyshërve, familjes dhe rrethit të tyre. Veç unë e di çka është të jetosh dhe të punosh larg familjes, shoqërisë dhe vendit ku ke lindur.

Tē gjithë bashkatdhetarët të cilët i kanë mundësitë financiare, të mendojnë për kthimin e fëmijëve të tyre tek familja, lagjia, qyteti, dhe shoqëria nga vijmë. Nuk janë vendime të lehta, por që vendit ja kthen rininë e cila po ikin dhe vendi po tkurret. Çdo kthim i rinisë nga perendimi është vlerë për shtetin e Kosovës, në të gjitha aspektet. Kosova është vendi ku jemi lindur, vendi ku jemi rritur dhe vendi ku duhet kontribuar deri në vdekje”, ka shkruar Islami.

Baby Boo