Kosovari kapet në Maqedoni kufi me test të fal*sifikuar


Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arr*estuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të fal*sifikuar.

“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të fal*sifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq dje kanë hyrë në fuqi masat e reja në Maqedoni. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi pa dorëzuar njërin nga tre dokumentet: certifikatë se ka marrë dy doza të vaksinës, test PCR negativ dhe vërtetim se ka kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit.

Baby Boo