Kosovari iu paraqit si hoxhë për hajmali, shfrytëzoi gruan sek*sualisht për 6 vjet


Policia e Kosovës e ka arr*estuar një burrë 70 vjeçar i cili për 6 vite me radhë duke iu paraqitur si hoxhë e kishte shfrytëzuar sek*sualisht një grua nga Prishtina. Sipas burimeve të Reporteri.net rasti është lajmëruar dje nga gruaja me inicialet Z.K.

Ngjarja kishte filluar në vitin 2014 kur gruaja kishte shkuar te qytetari Bislim Goliqi nga Prishtina. i cili i ishte paraqitur asaj si hoxhë që shkruante hajmali.
“Vik*tima ka raportuar se i dyshuari Bislim Goliqi i cili ju ka prezantuar si Hoxhë i cili merret me hajmali. Sipas vik*timës ajo kishte shkuar te ky person për një hall të vetin dhe pastaj i dyshuari e ka shfrytëzuar sek*sualisht prej vitit 2014 duke e dërguar nëpër motele” thotë ky burim.

Kur gruaja kishte dashur ta ndërpresë këtë marrdhënie i dyshuari kishte shkuar dhe e kishte kër*cënuar atë dhe familjarët e saj duke ua kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar me të.

“Tani pasi vik*tima nuk ka dashur të vazhdoi me këtë person i dyshuari iu ka kanosur vik*timës dhe familjarëve të saj duke i kërkuar që vik*tima të ja kthente të gjitha paratë që i kanë harxhuar së bashku”, ka thënë ky burim.
Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si kanosje dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje./Reporteri

Baby Boo