Kosova votoi SHBA-në për Botërorin 2026, Shqipëria votoi Marokun


Kosova dhe Shqipëria s’kanë mendim të njëjtë për Botërorin.

Federata e Futbollit e Kosovës në kongresin e FIFA-s ka votuar për kandidaturën e SHBA-së që të organizojë Botërorin e vitit 2026.

Kjo kandidaturë mori 67 për qind të votave dhe tani Botërori 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

33 për qind e votave ishin për Marokun, në mesin e të cilëve ishte edhe Shqipëria.Në Botërorin e vitit 2026 do të marrin pjesë 48 kombëtare.