Kosova thyen rekord, brenda 24 orëve ja sa raste të reja me Covid-19


IKSHPK bën të ditur se në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare janë testuar 250 mostra dhe prej tyre 79 kanë dalë pozitive.

Numri total i të prekurve ka shkuar në 362 në të gjithë Kosovën.

IKSHPK bën thirrje që qytetarët të zbatojnë rekomandimet e tyre.

Kjo është komunikata e plotë:

SHTATËDHJETË E NËNTË RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS CoV-2 pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tridhjetë e pesë (35) prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt dymbëdhjetë (12) raste, Greme tetë (8) raste, Mirash shtatë (7) raste, Lloshkobare katër (4) raste, Slivovë dy (2) raste, Neredime një (1) rast dhe Manastirc një (1) rast), gjashtëmbëdhjetë (16) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit dhjetë (10) Prizren dhe gjashtë (6) Skorobisht, Han të Elezit gjashtë (6) raste, nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan katër (4) raste, Pozharan dy (2) raste, nga komuna e Gjilanit tri (3) raste (sipas vendbanimit dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë, nga komuna e Malishevës dy (2) raste (sipas vendbanimit: Malishevë një (1) rast dhe Banjë një (1) rast), nga komuna e Vushtrrisë dy (2) raste (sipas vendbanimit: Vushtrri një (1) rast dhe Pestovë një (1) rast, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë.

Sot më 12 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e nëntë (59).

Nga data 08 shkurt deri më 12 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.256 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e dy (362) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.795 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.838.297 raste të COVID-19 dhe 113.329 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Baby Boo