Kosova tenton prapë të marrë pjesë në Eurovision

Radio Televizioni i Kosovës ka prezantuar edhe njëherë argumentet se pse duhet të jetë pjesë e EBU – Unionit të Transmetuesve Evropianë.

Sigma Doors

Përfaqësuesit nga ky televizion janë takuar me përfaqësuesit e EBU ku kanë shprehur dëshirën për një anëtarësim në këtë institucion.

Ata kanë marrë premtimin se janë në agjendë në takimin e radhës kur mund të vendoset për fatin e televizionit publik në EBU.

Në anën tjetër, një anëtarësim në EBU do të nënkuptonte edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovizionin e vitit tjetër, në Izrael.