Kosova refuzon vaksinat kineze nga Shqipëria


Kryeministri Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaruan se nuk do të pranojnë që vaksinimit i mësuesve të kryhet me vaksina të ardhura nga Kina
Vetëm katër ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Rrogozhina tregoi një mesazh që i kishte ardhur nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit i kërkonte ndihmë për vaksinimin e mësuesve, siç ishte vepruar me rastin e mjekëve.

Por, sot kryeministri i Kosovës, Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë që vaksinimi i mësuesve të kryhet me vaksina të ardhura nga Kina.
Sami Uka, këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, duke folur për Euronews Albania tha se vendimi është politik, për shkak se vaksina “Sinovac” nuk është njohur nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Nuk jemi në pozitën që t’i lejojmë vetes të admirojmë vaksina që nuk janë të lejuara dhe certifikuara nga BE-ja. Jam mjek dhe konsideroj se shëndeti duhet të prevalojë, por megjithatë është politika që vendos në raste të tilla”, tha ai.

Nuk e kemi luksin që të refuzojmë vaksinën, por bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme së bashku me partnerët dhe institucionet që të sigurojmë doza të “AstraZenca”, “Pfizer” dhe “Moderna”.
Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë theksoi se Kosova po punon për të siguruar vaksina që janë të certifikuara nga BE-ja dhe deri atëherë do të përpiqet të frenojë përhapjen e pandemisë me masa kufizuese.

Baby Boo