Kosova përgatitet për ta marrë Luginën e Preshevës

Autoritetet e Kosovës, me kryeparlamentarin Kadri Veselin në krye, gjatë gjithë kohës mbajnë kontakte me përfaqësuesit e shqiptarëve në jug të Serbisë, siç e quan Beogradi zyrtar Luginën e Preshevës.

Baby Boo Tinex

Kështu shkruan gazeta “Blic”, sipas të cilës Veseli në këtë mënyrë kontrollon situatën dhe përgatitet për aksione eventuale me synim të marrjes së kontrollit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegje, nëse ndonjëherë krijohen kushtet për një gjë të tillë

“Veseli gjatë karrierës së tij në krye të shërbimit të fshehtë jolegal të sigurimit, SHIK-ut, synon të krijojë nukleusin e organizatës dhe të përgatisë kuadër për njëfarë shërbimi informativ shqiptar të ardhshëm, i cli në momentin e përshtatshëm do të legalizohej dhe të infiltrohej në valën e madhe në hapësirën e Serbisë, që kufizohet me Kosovën e Metohinë, i cili është i banuar me shqiptarë, me qëllim të organizimit të aksioneve diverzante-terroriste, ose me qëllim të organizimit të kryengritjes së armatosur”, shkruan “Blici” duke u thirrur në burime anonime nga strukturat e shërbimit informativ.

Si një nga bazat e shërbimit ilegal SHIK në jug të Serbisë, kjo gazetë përmend Këshillin Komunal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Bujanoc, në krye të të cilit është Shaip Kamberi “i cili mban kontakte me Xhumshit Osmanin, udhëheqës i degës së SHIK-ut në Gjilan”.

“Anëtarët e Këshillit janë të angazhuar për mbledhjen e të dhënave mbi strukturat e sigurisë dhe rrethanat politike e të sigurisë në jug të Serbisë e më gjerë”, citon “Blic” bashkëbiseduesin anonim

Burimi i gazetës shton se Veseli në shtator të vitit 2016 ka pasur në Prishtinë takime me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Bujanoci dhe liderët e shqiptarëve nga Presheva.
Veseli u ka dhënë instruksione shtesë liderëve shqiptarë në jug të Serbisë që të jenë unikë.

“Edhe sot, në çdo moment, Veseli përcjell me kujdes çdo gjë që ndodhë në jug të Serbisë, i gatshëm që të reagojë, dhe ne e dimë të gjithë çfarë do të thotë kjo”, citon “Blic” burimin.

Restorant Lumare