Kosova nuk do të raportojë sot shifrat e Covid! Ja arsyeja


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme se në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra për koronavirusin e ri.
“Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme” thuhet në njoftim.

Deri më tani njoftimet e Institutit të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) janë shpallur çdo ditë në orët e vona të mbrëmjes. Por Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se që nga data 15 korrik njoftimet për rastet e reja të të infektuarve dhe vik*timave nga COVID-19 do të bëhen publike në ora 15:00. “Për shkak të kalimit të raportimit për publikimin e rezultateve prej raporteve ditore në orët e mbrëmjes në raportim ditor në ora 15:00, ju lusim për mirëkuptim dhe durim deri në publikim e rezultateve të testimeve nga IKSHPK që do të bëhet nesër në ora 15:00!” thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga regjistrimi i rasteve të para me koronavirus më 13 mars e deri më 13 korrik, janë regjistruar në total 5,118 raste. Prej tyre, 108 pacientë kanë humbur betejen me COVID-19; 2,370 janë shëruar; ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,640.

Baby Boo