Kosova lihet jashtë diskutimeve për investime eventuale në Ballkanin Perëndimor


Ndonëse pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova është i vetmi shtet që nuk është përfshirë në diskutimet për investime në energjinë e ripërtërishme. Në konferencën mes Norvegjisë e pesë shteteve të tjera të rajonit, krerët e tyre morën pjesë pas pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga qeveria norvegjeze lidhur me investimet e mundshme e bashkëpunimin për siguri energjetike.

Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, pjesëmarrëse në këtë diskutim, janë iniciuese të nismës “Ballkani i Hapur”, derisa Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina, përkrahëse të kësaj iniciative. KOHA ka pyetur organizatorët lidhur me mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë diskutim dhe nëse një gjë e tillë lidhet me refuzimin që t’i bashkohet nismës “Open Ballkan”, por të enjten përgjigje nuk ka marrë.

Ndërkohë në një përgjigje për KOHËN, Ministria e Ekonomisë, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar ftesë për pjesëmarrje në këtë ngjarje. Nikoqir i këtij takimi ishte Serbia. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar investime milionëshe në vitet e ardhshme për sigurimin e qëndrueshëm me energji.

“Për sa u përket çështjeve që diskutuam sot, që kanë rëndësi kyç, si në terma afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë dhe, siç e dini, ne kemi punuar me norvegjezet dhe kemi marrë rekomandime se çfarë mund të bëjmë si Serbi, në lidhje me prioritetet afatmesme, afatshkurtra dhe afatgjata dhe është një nivel i madh i investimeve që duhen bërë për energjinë, flas për Serbinë. Në varësi të zgjedhjeve që ne do të bëjmë, mund të jenë investime nga 17-32 miliardë euro për vitet e ardhshme që të jemi në gjendje të mbijetojmë dhe të kemi gaz dhe energji elektrike të mjaftueshme”, ka theksuar Vuçiq. E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi rëndësinë që në këto diskutime ka pasur bashkëpunimi në kuadër të nismës “Open Ballkan”.

“Nuk kam aspak dyshim, se në këto kohë kaq të vështira, ajo çka kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal, bëhet gjithmonë e më e dukshme. Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona dhe sa i takon energjisë, na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt, ende mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet e për të cilën kemi nevojë, nëse trajtohet në mënyrë të izoluar mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq”, ka theksuar Rama. Lëvdatat për natyrën e pjesëmarrësve Norvegjia ia atribuoi Serbisë derisa e vlerësoi udhëheqësin e saj për përpjekjet në sigurimin e mjaftueshëm të energjisë.

“Ajo çfarë ne kemi diskutuar shumë sot, tashmë është një perspektivë shumë e rëndësishme që do të thotë, ta bëjmë këtë tranzicion energjetik edhe pjesë të nismave rajonale, të sigurohemi që të forcohet bashkëpunimi ndërkufitar në mënyrë që të krijohen sisteme rezistente, më të përballueshme, më të qëndrueshme të cilat mund t’i qëndrojnë testit të kohës. Dhe numri i njerëzve që gjenden këtu sot në nisma të ndërmarra nga qeveria serbe, jam besimplotë se edhe kjo do të realizohet”, ka deklaruar zëvendësministëri i Energjisë së Norvegjisë, Andreas Eriksen. Pjesë e diskutimeve të bëra të enjten në Beograd ishin disa kompani të energjisë, ndër kryesoret në Norvegji.

Baby Boo