Kosova ja uron Ditën e Pavarësisë Maqedonisë së Veriut


Kosova ja ka uruar Ditën e Pavarësisë Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka rikonfirmuar se do të punojë për forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë me fqinjin e saj.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republika e Kosovës i shpreh urimet e përzemërta fqinjit të saj dhe rikonfirmon forcimin e lidhjes së miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në cicërimën e kësaj ministrie në Twitter. Maqedonia e Veriut sot feston 31 vjetorin e shpalljes si shtet i pavarur dhe sovran.

Baby Boo