Kosova i ofron ndihmë edhe Austrisë pas përmbytjeve në këtë shtet


Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka shkruar në Facebook se i është drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, Weidinger për të shprehur vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme.

“Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria.Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Weidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme.Maksima jonë tradicionale “Miku i mirë në ditë të vështirë” ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në “Facebook”.

Baby Boo