Kosova e Serbia në prag të konfliktit, Haradinaj: Jemi në gjendje gatishmërie


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se gjendja e rendit, ligjit dhe sigurisë në vend ka qenë tema e këtij takimi.

Kam kërkuar rritjen e gatishmërisë nga institucionet e vendit, në rast të çfarëdo prishje. Gjendja është e qetë dhe stabile. Të gjithë duhet të ndjehen të sigurt”- tha i pari i ekzekutivit.

Haradinaj ka shtuar se nuk ka ndonjë informacion, por çka do që mund të ketë institucionet e vendit do të jenë të gatshme që të përgjigjen.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka caktuar mblehdjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për nesër në orën 08:00 të mëngjesit.

Sipas mediave serbe, kjo mbledhje është thirrur për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Këshillin e Sigurisë e ka mbledhur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Pas kësaj mbledhje, ai ka thënë se rritja e shkallës së gatishmërisë në rast të prishjes së rendit në veri është veprim dhe jo urdhër.

“Rritja e shkallës së gatishmërisë nuk është urdhër por veprim”,

Ky takim u mbajt pas raportimeve se në veri të Kosovës, serbët mund të shpallin autonomi në rast se nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Jemi në gjendje gatishmërie; në rast se ka prishje të rendit dhe ligjit, do të veprojmë”, tha mes tjerash kryeministri Haradinaj.

Baby Boo