Kosova do t’i falë Serbisë masakrat dhe përdhunimet shekullore?!


Në besimet që janë duke u zhvilluar në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në konakun e Përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, po flitet që pjesë e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një amnisti për periudhën e luftës në Kosovë.

Për këtë pikë Presidenca e Kosovës ka konfirmuar tërthorazi se mund të ketë amnisti. Ndërsa Qeveria dhe partitë në pushtet nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.

Në një përgjigje për gazetën “Koha Ditore” zyra e Presidencës ka thënë se amnistia dhe pajtimi mund të jenë dy çështje të veçanta që do të diskutohen në takim.

“Sigurisht që në rast se do të ketë marrëveshje, atëherë ajo marrëveshje do të përmbajë edhe mjaft çështje të tjera, respektivisht protokolle të veçanta. Amnistia dhe pajtimi, mund të jetë një nga këto çështjet e veçanta”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Presidencës.

Mirëpo, presidenca ka shtuar se “në rast se do të ketë marrëveshje për amnisti ndërmjet dy shteteve, kjo amnisti duhet të jetë e përshkallëzuar, mund të përfshijë vetëm krimet apo veprat penale të caktuara”.

“Kosova respekton në tërësi konventat ndërkombëtare dhe të drejtat ndërkombëtare, amnistia mund të jetë e pranueshme vetëm për një numër të caktuar të veprave penale”, ka thënë zyra e Presidencës.

Po ashtu, edhe zyra e përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nuk kanë dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Baby Boo