Kosova blen automjete të blinduara nga Turqia


Kosova ka porositur nga Turqia autoblinda me mortajë Vuran 4×4 e prodhuar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency.

Vuran 4×4 është prodhuar nga BMC një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret me shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.

Autoblinda Vuran është zhvilluar për t’u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të kësaj autoblinde me mortajë Vuran 4×4 i zhvilluar nga BMC dhe ASELSAN është vendosur në përdorim të forcave të sigurisë.
Siç raporton AA, BMC ka shtuar një risi eksportit që ka kryer kohët e fundit drejt Ballkanit, realizoi shitjen e parë jashtë vendit të Vuran 4×4 në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Baby Boo