Kosnett bën thirrje për t’i dhënë fund monopolit të homologimit


Ambasadori kërkon reflektim nga Qeveria

Edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dal kundër monopolit në fushën e homologimit. Kështu ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka thënë se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse BE-ja dhe Autoriteti i Konkurrencës rreth monopolit në fushën e homolohimit dhe kontrollimit teknik.

Ai ka shkruar në “Twitter” se Qeveria Haradinaj duhet të veprojë shpejt, duke respektuar rezolutën e votuar dje në Kuvend, për t’i hapur rrugë një procesi të drejtë dhe një konkurrence fer.

“Unë i ndaj shqetësimet me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett.

Baby Boo