Korsi për biçikleta në “Xhon Kenedi”! A e mendoi Shilegov ku do të parkohen makinat që janë në trotuare?


Kjo është rruga në “Xhon Kenedi” në Çair të Shkupit.
Trotuaret janë të zënë nga parkimi i makinave.
Qytetarët thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se makinat t’i parkojnë në trotuare.

Ndërsa thonë se po të kishte vend-parkime tjera do të ishte më lehtë dhe se do të kishin lënë hapësirën e trotuarit.
“Tani, nuk e di ku me i lënë makinat, përsëri do të duhet me i lënë ose në trotuar ose në ndonjë vend do të duhet.

Nëse nuk lejojnë këtu të parkohen ku do t’i parkojmë në tjetër vend.
Nuk ka parkingje s’ka edhe atje me shkuar në anën tjetër edhe këtë anë nga Çairi nuk ka parkingje. Banesat janë pa parking.
A po ju pengojnë këtu?
“Por si nuk pengojnë në çdo pikëpamje pengojnë”, tha një qytetar.

Edhe një banues tjetër i kësaj ane thotë se nuk ka zgjidhje tjetër, dhe se mungesa e vend-parkimeve në këto vende është e dukshme.
“Po si nuk na pengojnë, këtu ka dy trotuare, një për biçikleta një për makina, nëse do të duhet të ndërtohet nuk ka se si të ndërtohet”, shtoi një qytetar tjetër.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot ishte për të përuruar fillimin e punimeve për rregullimin e shtegut të biçikletave në rrugën Xhon Kenedi.
Vetëm në anën tjetër nga ku ishte i pari i qytetit i gjithë trotuari ishte i mbushur me makina.

E pyetëm se çfarë do të bëhet me qindra makinat që parkohen në trotuar kur të rregullohet shtegu i biçikletave, Shilegov tha se ky problem do të rregullohet.
“Do ta rregullojmë atë problem, në mënyrën sikur e kemi zgjedhur problemin në gjithë qytetin.

Ka vende ku është i lejuar parkimi ku do të mund të parkohen.
Në atë vend ku nuk është i lejuar parkimi dhe vazhdojnë të parkohen do të vendosim pengesa fizike.
Ajo që ka ndodhur në gjithë qytetin pse mos të bëhet edhe në Komunën e Çairit”, deklaroi Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

I pari i qytetit tha që rekonstruimi i rrugës në Xhon Kenedi do të bëhet në dy anët e rrugës kryesore.
Ndërsa në paralajmërimin për fillimin e punimeve në këtë rrugë, duhej të vijë edhe kryetari i Çairit Visar Ganiu por ai nuk mori pjesë.

Baby Boo