Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, SPAK “godet” rëndë Berishën dhe familjen e tij


Një e shtunë dinamike dhe me zhvillime të forta politike kjo e sotmja. Në orët e mbrëmjes, me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, dhëndri i Sali Berishës u vu në pranga me urdhër të SPAK.

Jamarbër Malltezi ishte duke pritur bashkëshorten e tij e cila ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat. Po ashtu për Malltezin është vendosur sekuestro për të gjitha pasurive të tij.

Vetëm pak minuta më vonë u bë me dije se gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit edhe për liderin e opozitës, Sali Berisha, nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Gjyqtarja e GJKKO-së që firmosi masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, mësohet se është Enkeleda Millonai, ndërsa masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja.

Baby Boo