Korrupcioni dhe nevoja për një front të ri


Shkruan: Omer Ajdini

Transparency International (TI) sot publikoi raportin vjetorë mbi perceptimin e nivelit të korrupcionit në 180 shtete të botës për vitin 2018, ku shtetet rangohen nga 0 (shumë i korruptuar) deri në 100 (i pastër nga korrupiconi). Gjetjet kryesore janë dëshpëruese: dy të tretat e 180 shteteve shënojnë rezultat nën 50, ndërsa mesatarja është 43. Shtetet më të pastërta janë Danimarka (88/100) dhe Zvicrra (87/100), ndërsa më të korruptuarat janë Somalia (10/100) dhe Siria (13/100). Pesë shtete të ballkanit janë nën mesataren (43): Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, ndërsa Eruropa Lindore dhe Azia qëndrore si regjion është regjioni më i korruptuar pas Afrikës së sub-Saharës {1}.

Po Maqedonia e Veriut? Situata tek ne nuk është mirë. Edhepse Maqedonia e Veriut duket të ket shënuar përmirësim nga viti i kaluar ku rangohej në vendin e 107, ajo këtë vit rangohet në vendin e 93-të me rezultat 37 prej 100, vend të cilin e ndanë me Mongolinë, Kosovën dhe disa shtete të tjera, nivel i cili eshtë i njejtë me vitin 2016. Pra, edhepërkundër përmirsimit inkrimental, niveli i korrupcionit është përsëri shqetësues.

Korrupcionin është “sjellje e pandershme ose mashtruese nga ata që janë në pushtet, zakonisht në formë ryshfeti.” {2}; pra, përfshinë shumë më shumë sesa dhënie/marrje parash. Korrupcioni si i tillë është fenomen i shfrenuar. Banka Botërore parasheh se diku 1 triljon dollarë paguhen në korrupcion çdo vit {3}, përderisa siç e pamë nga raporti i sivjemë i Transparency International diku 85% e popullatës botërore jetojnë në shtete me shkallë të lartë të korrupcionit.

Pse ndodh korrupcioni?
Studiuesit e Harvardit Michael Muthukrishna et al., në një studim të publikuar në 2017 e spjegojnë sjelljen e korruptuar nga prizmi i biologjisë evolucionare {4}. Ata e ndajnë bashkëpunimin njerëzorë në shkallë të ulët-ku bëjnë pjesë lidhjet tona me njerëzit që i njohim dhe me të cilët kemi lidhje të dretpërdrejta, p.sh. familja, shokët, etj.; dhe bashkëpunim në shkallë të lartë-ku bëjnë pjesë bashkëqytetarët e rëndomt me të cilët na lidh vetëm fakti që i ndajmë institucionet e njejta politike, ekonomike e shoqërore. E korrupcioni ndodh nga shkaku se si njerëz jemi natyrisht të prirur t’i favorizojmë lidhjet që bien në shkallën e bashkëpunimit të ulët qoftë për arsye emocionale apo sepse me një favor të bërë një shoku presim një tjetër në këmbim. Pra, kur bashkëpunimi në nivel të ulët bie ndesh me bashkëpunimin i cili duhet të ndodhë në nivel të lartë atëher ndodh korrupcioni. P.sh., kur një drejtor merr në punë vajzën e tij, ai është thjeshtë duke u treguar një baba i mrekullueshëm që kujdeset për vajzën e tij (shkallë të ulët të bashkëpunimit), mirëpo kjo sjellje është diskriminuese dhe nepotike në shkallë të lartë të bashkëpunimit sepse privon dikë më meritor/e nga shoqëria nga puna të cilën e meriton. Siç shihet, nuk ka asgjë jo-natyrale në sjelljen korruptive; përkundrazi, korrupcioni është një sjellje shumë natyrale mirëpo tejet destruktive.

Pasojat?
Katastrofale! Edhepse shumica nga ne nuk i kuptojmë ato, ne ata i ndjejmë në përditshmëri. Polici që nuk mban rend, shkolla që nuk shkollojnë, mjek që nuk shërojnë, janë vetëm disa nga pasojat me të cilat ballafaqohemi çdo ditë. Korrupcioni poashtu shkatrron demokracinë. Ashtu siç shihet edhe nga raporti i TI, niveli i lartë i korrupcionit lidhet ngusht me nivelin ulët të demokracisë. Mirëpo, sa i kushton zhvillimit ekonomik në formë të zbrapjes së investimeve të huaja dhe dekurajimit të investimeve të brendshme? Dukshëm shumë! Linku në mes të nivelit të korrupcionit dhe të ardhurave për banor është sa i fortë aq edhe i qartë {5}. Me një fjalë, korrupcioni edhe nëse na duket se ndonjëher na e lehtëson gjërat në jetën e përditshme, ai definitivisht na e vështirëson jetën në afat të gjatë.

Po halli?
Zgjidhja shpesh shihet në më shumë transparencë. Megjithatë, edhepse e domosdoshme, transparenca nuk është e mjaftueshme. Hulumtimet tregojnë se më shumë transparencë jo domosdoshërisht nënkupton më pak korrupcion, sepse në vendet ku korrupcioni është normë, më shumë transparence thjeshtë nënkupton që t’i bëhet e ditur njerëzve se çfar janë duke bërë të tjerët. Pa një paradigm normative, transparenca thjeshtë u tregohet njerëzve sa ryshfet duhet të paguajn ata për të arritur dicka {6}. E dyta, masat antikorrupcion rëndom reduktohen në ligje dhe komisione anti-korrupcion nga politikanët për t’a hequr barrën nga vetja. Institucionet e tilla jodomosdoshmërisht e adresojnë problemin në esencë. Në një shtet ku “cash is king” ligjet thyhen e njerzit blihen, pra ata janë thjeshtë “peshkaqen pa dhëmbë”. Shtetet në zhvillim janë fatkeqsisht përplot me shembuj të tillë.

Tendenca për t’u involvuar në korrupcion, ashtu siç e thamë edhe më lartë, buron natyrisht kur interesi personal vihet para atij shoqërorë, gjë që është shumë natyrale, dhe përderisa masat anti-korrupsion nuk e adresojnë këtë vetëdije të ulët qytetare ata asnjëherë nuk do të jenë të mjaftueshme apo të plota për t’a shfarosur korrupcionin si fenomen. E çka saktësishtë do të duhej bërë, pra?

Përgjigja nuk është e thjeshtë e as e drejtpërdrejtë. Megjithatë, çdogjë që do t’i kontribuonte ngritjes së vetëdijes së qytetarit se korrupsioni edhe nëse zgjidh një problem instant krijon dyfish probleme në perspektivë, apo se akti korruptiv në vetvete është moralisht gabim. Kjo pra kërkon mbi të gjitha krijimin e një mendësie idealistike dhe bindje se “…për atë nga e cila do të ketë dobi një shoqëri e tërë vlen të rrezikohet komforti individual.”{7} E kjo, besoj unë, mundë të behet duke u thirrur në normat që burojnë nga tradita, feja, apo në idealet si kombi e zhvillimi i shtetit. Pra, përveç transparencës, ligjeve e institucioneve të mirëfillta (të domosdoshme, por jo të mjaftueshme), domosdoshmërisht duhet të zhvillohen edhe normat e nevojshme shoqërore anti-korrupcion. Pra, paradigmës së tanishme pozitive t’i shtohet edhe ajo normative, barra për operacionalizimin e të cilës bie jovetëm mbi shtetin po edhe mbi çdo institucion tjetër shoqëror.

Referencat
{1} https://www.transparency.org/cpi2018#results
{2}Oxford Dictionary (2016).
Transparency International (2019). Corruption Perception Index.
{3} http://web.worldbank.org/archive/website00818/WEB/MEDIAMEN.HTM
{4} Muthukrishna, M., Francois, P., Pourahmadi, S., & Henrich, J. (2017). Corrupting cooperation and how anti-corruption strategies may backfire. Nature Human Behaviour, 1.
{5} Christos, P., Eleni, K., Dimitrios, K., Zacharias, D., Athanasios, A. and Panagiotis, L. (2018) Corruption Per- ception Index (CPI), as an Index of Econo- mic Growth for European Countries. Theo- retical Economics Letters, 8, 524-537. https://doi.org/10.4236/tel.2018.83037 
{6} http://evonomics.com/corruption-cultural-evolution-cooperation-bribery/
{7} Ukshin Hoti. (1995). Filizofia Politike e Çështjes Shqiptare. Telegrafia Ushtarake, Tiranë.

Baby Boo