Korrigjimi i kufijve, Haradinaj deklarohet pas takimit me Thaçin


Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit të liderëve institucionalë në zyrën e presidentit, Hashim Thaçi ka treguar se në takim kanë folur për parimet e dialogut dhe se e ka shprehur qëndrimin e qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë dhe territorin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shefi i ekzekutivit ka thënë po ashtu se ia ka bërë të qartë edhe presidentit Thaçi këtë qëndrim ndërkohë që sipas tij edhe vet presidenti ka shprehur qëndrim se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.

“Edhe presidenti shprehu pozicionin e tij se respekton territorin, integritetin, sovranitetin e vendit, por i ushtron funksionet e veta në bazë të Kushtetues dhe nuk diskuton dhe nuk pranon të diskutohet territori i vendit”./Pacensure

Baby Boo