Korridori 8 të jetë gati deri në vitin 2030!


Ministrat e Transportit të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, Bllagoj Boçvarski, Hristo Aleksiev dhe Belinda Balluku, në Sofje nënshkruan Memorandum për ndërtimin e Korridorit 8. Dokumenti përcakton data të qarta për zhvillimin e tre vendeve dhe aktivitetet e tyre.

Pas nënshkrimit të Memorandumit, ministri Boçvarski deklaroi se Shkupi është i përkushtuar fuqishëm në ndërtimin e projekteve të infrastrukturës dhe se në strategjinë gjashtëvjeçare të Qeverisë vendi ka premtuar 2.7 miliardë euro për këtë projekt. Maqedonia planifikon të investojë 200 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2022 për ndërtimin e rrjetit hekurudhor të Korridorit 8 drejt Bullgarisë.

Qeveria e vendit ka siguruar mjete për dy akset e para, ndërsa mbetet të sigurohen edhe për aksin e tretë nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, që kap vlerën prej 400 milionë eurove. Për ndërtimin e rrugës së shpejtë nga Kumanova deri në Deve Bair, në drejtim të Bullgarisë, janë siguruar 90 milionë euro.

Boçvarski parasheh që e gjithë traseja e Korridorit 8 në territorin e Maqedonisë së Veriut të ndërtohet deri në vitin 2030, me shumë gjasa edhe më herët. Ka projekt të përgatitur për pjesën hekurudhore nga Kërçova deri në kufi me Shqipërinë, por po shqyrtohen mundësitë për gjetjen e mjeteve. Degëzimi i hekurudhës së Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë është 70 kilometra

Baby Boo