Korridori 8 dhe 10 D – skema të dyshimta biznesi?!


A KA KORRUPSION NË NDËRTIMIN E KORRIDORIT 8 DHE 10D?!

Qeveria Kovaçevski hyn në skema biznesi të dyshimta në procedurën për ndërtimin e autostradave në Maqedoni, ku 22 milion euro marrin firmat që paraprakisht kishin patur ndalesë për shkak të veprimeve joetike dhe të jashtëligjshme.

Akuza, sic percjell KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja ku pretendojnë se kanë informacione për firmën që mbikqyr ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D si dhe sipas tyre për implikime të kapitalit rus.

“Konzorciumi I udhëhequr nga EPTISA fiton tendering, pasi paraprakisht Konzorciumi nga IGH, në përbërjen e së cilës ka qenë firma e Sotir Ampov nga Velesi, nuk ka dorëzuar garanci bankare, kurse më vonë personalisht Grubi arsyetohej se firma çonte drejt “parave ruse” dhe se është mirë që ka dështuar tenderi i parë” – tha Bojan Stojanoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, përveç kontestit me “EPTISA” dhe ndryshimet në procedurën tenderuese, sic percjell KlanM, “PRIZMA” ka publikuar se në një pjesë të firmave që do të mbikqyrin ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D gyn edhe kompania “Evro Konsalting”, ku pjesë ka edhe shtetasi i RMV-së, Branislav Dimitrieviq, I cili hetohet nga Prokuroria e Armenisë, për projektin e korridorit rrugor Veri – Jug, gjatë periudhës 2009 – 2018.

Këto momente kontestuese gjenden para Antikorrupsionit, të cilët pritet të zbulojnë nëse ka pasur aktivitete korruptive dhe kriminale gjatë zbatimit të proceduës së tenderimit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevskiu, sic njofton KlanM, u bëri thirrje të gjithëve që dyshojnë në integritetin, të punësuarit, nënkontraktuesit dhe cilin do pjesëmarrës në ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D, ta paraqesin në Prokurori. /KlanMacedonia/

Baby Boo