Korrenspondenti i FAZ për Ballkanin thotë se titulli për Albin Kurtin nuk është i vërtetë


Korrespodenti i gazetës së famshme gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka nxituar të reagojë pas publikimit të një fotografie, që është paraqitur si artikull i kësaj gazete në vitin 1998, e që titullohet: “Kurti: Kush e mbështet SHBA-në dhe Rugovën është kundër Kosovës”.

Martens ka thënë se ky artikull nuk është publikuar asnjëherë në gazetën gjermane dhe e ka cilësuar si lajm të rremë.
https://twitter.com/Andric1961/status/1353457023963324417?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1353457023963324417%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fmimages.org%2Fkorrenspondenti-i-faz-per-ballkanin-thote-se-titulli-per-albin-kurtin-nuk-eshte-i-vertete%2F

“Në valën e zgjedhjeve në Kosovë, është duke u zhvilluar një fushatë e lajmeve të rreme në media të ndryshme sociale që përfshijnë Albin Kurtin dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Ju lutemi vini re: Ky artikull nuk është shfaqur asnjëherë në FAZ. Citimi është i rremë”, thuhet në reagimin e Martens në Twitter.
https://twitter.com/Andric1961/status/1353457023963324417?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1353457023963324417%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fmimages.org%2Fkorrenspondenti-i-faz-per-ballkanin-thote-se-titulli-per-albin-kurtin-nuk-eshte-i-vertete%2F

Këtij lajmi të rremë i ka besuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i cili e ka publikuar këtë fotografi, duke vlerësuar se Kurti e mbështet Rusinë, ndërsa e ka falenderuar Zotin dhe presidentin Ibrahim Rugova

Baby Boo