Koronavirusi/ Ulet numri i vdekjeve gjatë 24 orëve në Itali, të shëruar janë 952 persona


Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 651 vdekje, ku dje ishin 793, të cilat në total janë 5476.

Ka 3,957 të infektuar të rinj, më pak se dje kur u regjistruan 4821, duke sjellë gjithsej 46.638.

Kurse të shëruar janë 952 brenda një dite, në total deri tani 7024.

Sipas Angelo Borrelli nën kujdesin intensiv janë 3009 persona, 152 më shumë se dje.

“Numrat e sotëm janë më të ulët se ata të djeshmit”, është shprehur Borrelli.

Baby Boo