Koronavirusi shkakton protesta të dhunshme në Afrikë, për mungesën e ushqimeve


Shqetësimi ka përfshirë Afrikën, me protesta për shkak të mungesës së ushqimeve dhe dislokimin e ushtrisë për të rithyer qetësinë, në një kohë kur kriza e koronavirusit ka përfshirë kontinentin.

Protestat kanë shpërthyer në Cape Town, në Lesotho autoritetet kanë nxjerrë ushtrinë në rrugë ndërsa në Nigeri është regjistruar zyrtari i parë që ka humbur jetën nga virusi vdekjeprurës.

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve, deri tani në Afrikë regjistrohen më shumë se 1000 viktima si pasojë e koronavirusit. 52 nga 54 vende afrikane janë prekur nga pandemia, për një total prej 19 800 personash të prekur.