Koronavirusi, shembet hoteli i karantinës në Kinë, 70 persona në rrënoja (VIDEO)


Një hotel pesëkatësh, i cili përdorej për të strehuar personat me koronavirus në karantinë, u rrëzua në Kinë. Sipas Mirror, hoteli ka zënë poshtë të paktën 70 persona.
Hoteli ndodhet në qytetin Quanzhou dhe ishte ndërtuar në vitin 2018.

Të paktën 28 persona janë nxjerrë nga rrënojat. Ende nuk dihet se përse është shembur godina. Forcat e sigurisë po tentojnë të shpëtojnë njerëzit e ngecur nën rrënoja.
Ky lajm vjen në kohën kur numri i të prekurve me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në 102 mijë, kurse të vdekurit janë 3480.

Baby Boo