Koronavirusi/ Rritet përsëri numri i viktimave në Itali


Është rritur përsëri numri i viktimave në Itali. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 566 persona. Në total numri i viktimave në Itali nga COVID-19 ka shkuar në 20 465, ndërsa janë infektuar mbi 159 mijë persona. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,224 pacientë duke e çuar numrin total të tyre në 35,435.

Përmirësim ka dhe numri i pacientëve në terapi intensive, sot janë 83 pacientë më pak, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre është 3,260. Rajonet më të prekura mbetetn rajonet e Lombardisë, Emilia Romagna, Piemonte e Veneto.

Në Lombardi janë 280 viktima më shumë se një ditë më parë e nurmi i tyre është 10,901, ndërsa personat e infetkuar janë 60,314 e janë shënuar 1,262 raste pozitive më shumë se një ditë më parë. Deri më sot Italia ka kryer mbi 1,046,910 tampone.

Baby Boo