Koronavirusi: Presidenti Donald Trump shpall emergjencën kombëtare, 50 miliardë dollarë fonde për ndihmë


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shpallur pak më parë emergjencën kombëtare për marrjen e masave urgjente, për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një konferencë për mediat, Trump ka deklaruar akordimin e një fondi prej 50 miliardë dollarësh, në ndihmë të autoriteteve qëndrore dhe lokale mjekësore për të marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

Masa përfshin heqjen e rregullave për sigurimet mjekësore dhe avancimin në ngritjen e spitaleve të reja e gjetjen e kurës sa më parë. Deri tani në gjithë Amerikën janë prekur nga koronavirusi 1,701 shtetas dhe kanë humbur jetën 40 të tjerë.
Disa shtete amerikane kanë ndërmarrë masa për të frenuar nivelin e infektimit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha, ngjarjeve sportive dhe mbylljen e shkollave.

Baby Boo