Koronavirusi po merr përmasa të frikshme në Turqi


Turqia po hyn vrullshëm mes vendeve më të prekura nga koronavirusi me një numër të prekurish që rritet me mijëra çdo ditë.

Vetëm ditën e djeshme, në Turqi janë konstatuar rreth 2 400 raste të reja duke e çuar numrin total të rasteve në mbi 18 000, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 356.

Turqia renditet tani në vendin e dhjetë ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi me një diferencë të vogël me Zvicrën.

Numri i të prekurve nga koronavirusi ka kaluar 1 milion ditën e djeshme, ndërsa numërohen rreth 53 mijë të vdekur në rang botëror, ku pjesa më e madhe janë në Spanjë, Itali, Kinë dhe SHBA.

Ajo që i shqetëson studiuesit ka të bëjë me faktin se momentalisht, Turqia ka ritmin më të lartë të rritjes së numrit të të prekurve në raport me ditët e para të shfaqjes krahasuar edhe me Italinë dhe Spanjën. Kjo bën që skenaret të jenë të frikshëm në ditët e ardhshme.

Baby Boo