Koronavirusi/ Pipero: Ekspozimi duhet të jetë 15 minuta që të infektohesh


Pëllumb Pipero, mjek infeksionit në QSUT, tha se koronavirusi mund të infektoj një person nese është i ekspozuar 15 minuta më një person tjetër të prekur. Mjeku shpjegoi se nuk mund të infektohesh sapo takon një person të infektuar.

Gjithashtu, Pipero theksoi se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin takimet.

“Ky virus nuk transmetohet përmes ajrit, ky shpërndahet përmes spërklave. Deri tani është dëshmuar kjo që u them unë, është virus me peshë të madhe molekulare dhe nuk është vërtetuar se shpërndahet përmes ajërit, por përmes spërklave. Nëse ne mbajmë një distancë mbi një metër dhe nuk ekspozohemi gjatë. Mos harrojmë që ekspozimi duhet të jetë minimumi 15 minuta qetë infektohesh. Jo e përshëndete dhe u infektove. Por, kjo nuk do të thotë që të rrimë 14 minuta e të ikim, duhet të rrimë sa më shumë brenda.”

Baby Boo