Koronavirusi në Shqipëri, Blendi Fevziu shfaqet i ‘maskuar’


Pas evidentimit të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë paniku ka mbërthyer qytetarët, por përjashtim nuk bëjnë as figura të njohura të ekranit.

Një prej tyre është edhe moderatori i njohur Blendi Fevziu, i cili ka marrë menjëherë masa mbrojtëse për tu ruajtur nga infektimi.

Fevziu ka publikuar një foto të “Instagram” ndërsa shihet me maskë në fytyrë duke u futur në makinën e tij pasi ka dalë nga ambientet e klan.

Kujtojmë se ministria e shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani vendin tonë janë testuar 65 raste të dyshuara me koronavirus dhe 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sakaq në proces testimi janë edhe 14 raste të tjera të cilët janë të afërm dhe familjarë që kanë pasur kontakte me 2 të infektuarit.

Baby Boo