Koronavirusi në Itali, 194 viktima dhe mbi 100 mijë të shëruar


Autoritetet italiane kanë përditësuar të dhënat e fundit të përhapje së pandemisë së Covid 19 në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 194 viktima dhe 1083 raste pozitive më shumë.

Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid 19 në Itali ka arritur më 30 395 e numri i pacientëve të infektuar në 218 268.

24 orët e fundit kanë regjistruar një rritje të madhe të numrit të personave të shëruar nga koronavirus. Numri i tyre ka rritur sot më 103 031 dhe janë 4828 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Numri i personave aktual pozitiv me Covid 19 është 84 842.

Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga koronavirusi sot janë shënuar 502 raste pozitive dhe më shumë se 85 viktima
Në Itali janë kryer deri më sot 2 514 234 tampone.

Baby Boo