“Koronavirusi”, KE-ja propozon ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën Shengen


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka propozuar sot liderëve të BE-së që të fusin ndalim të përkohshëm të hyrjes në zonën Shengen për 30 ditë për të frenuar koronavirusin.

Në një mesazh video në Twitter, ajo saktësoi që propozimi përjashton të gjithë ata që banojnë në BE, anëtarët e familjes të shtetasve të vendeve anëtare, diplomatët dhe stafin, si mjekë, infermierë dhe ekspertë që ndihmojnë në ndalimin e koronavirusit, si dhe njerëzit që transportojnë mallra. Ajo njoftoi se kufizimi i hyrjes në Shengen do të zgjasë 30 ditë dhe mund të zgjatet sipas nevojës. Presidentja e KE-së vlerëson se duke zvogëluar ndërveprimin shoqëror, shkalla e përhapjes së virusit gjithashtu do të ulet.

Baby Boo