Koronavirusi i merr jetën 26 vjeçarit nga Kavadari


Njëzet e gjashtë vjeçari nga qyteti i Kavadarit ka humbur jetën në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse.
“Pacienti 26-vjeçar nga Kavadari është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Njgitëse më 25 tetor. Ai ka pasur gjendje të rëndë shëndetësore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për MIA.

Javën e kaluar edhe një 27-vjeçar nga Kumanova humbi jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa sipas raportit të fundit të ISHP-së, javën e kaluar ka pasur 5.800 raste që është për 70% më shumë se java paraprake.

Baby Boo